Lajmet

Instagram përdor inteligjencën artificiale për të luftuar urrejtjen dhe ngacmimin

Jun 30 2017
0 Shpërndarje
Filtrat e rinj funksionojnë vetëm për gjuhën Angleze ndërsa filtrat e spamit edhe në gjuhë të tjera. Instagram përdor inteligjencën artificiale për të luftuar urrejtjen dhe ngacmimin

Instagram tha ditën e Premte se ka aktivizuar sistemin e cili automatikisht do të gjurmojë komentet fyese dhe ngacmuese në rrjetin social të fotografive me shpresën se ato nuk do të gjejnë mbështetje në platformë.

Sistemi i ri është i bazuar DeepText, një motor për klasifikimin e tekstit i cili intepreton fjalët sipas kontekstit në mënyrë që të luftojë spamin.

Ky sistem i ri vjen pas një teknologjie të përdorur më parë nga Instagram për të luftuar spamin në platformë.

Bazuar në suksesin e tij, ekipi vendosi ta kalojë këtë sfidë në një nivel tjetër: identifikimin e komenteve urryese, ngacmuese dhe fyese.

DeepText është trajnuar për të identifikuar komentet negative dhe kategorizuar ato në segmente si “racizëm, mashtrim, ose ngacmim seksual.”

Tani e tutje komentet e ndaluara thjesht do të fshehen dhe nuk do të shfaqen. Filtrat e rinj funksionojnë vetëm për gjuhën Angleze ndërsa filtrat e spamit edhe në gjuhë të tjera.

Instagram është një rrjet social me numër të lartë përdoruesish familjarë kjo sepse platforma është më miqësore sesa shumë forume të tjera në internet. /PCWorld Albanian

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>