Lajmet

Instagram përdoret për të vjedhur informacionet për qasje në Origin dhe Xbox Live

Jun 21 2014
0 Shpërndarje
Instagram përdoret për të vjedhur informacionet për qasje në Origin dhe Xbox Live

fifa-ultimate-team-phishing-instagram-screencap_1046.0_cinema_960.0FIFA Ultimate Team ka qenë për një kohë të gjatë një cak i sulmeve mashtruese dhe, sipas Malwarebytes, mashtruesit kibernetikë janë duke bërë përpjekje për të përdorur një mënyrë të re për të bindur lojtarët që të japin informacionet e tyre të qasjes në Origin dhe Xbox Live: nëpërmjet Instagram-it.

FIFA Ultimate Team, që debutoi në FIFA 12 të vitit 2011, është një formë brenda titujve FIFA të Electronic Arts në të cilën lojtarët vendosin skuadrat e tyre të paramenduara të lojtarëve duke fituar dhe duke blerë produkte të kartave tregtare virtuale. Artistët mashtrues u kanë mësyrë përdoruesve të Ultimate Team dhe në vitet e kaluara kanë sulmuar llogaritë e tyre në Xbox Live dhe në PlayStation Network me qëllimin që të ndërtojnë një koleksion të shkëlqyer të kartave dhe më pas shitjen e tij për një fitim.

Kompania e sigurisë Malwarebytes më parë ka paralajmëruar përdoruesit e Origin-it rreth mashtrimeve në Twitter. Kompania së fundi zbuloi një llogari të pavërtetë në Instagram, @easportsut2014, që përpiqet të paraqes integrimin e formës së vërtetë të EA-së për Kupën e Botës 2014 në formën Ultimate Team të FIFA 14. Nëpërmjet FIFA 14 Ultimate Team: World Cup, që është në dispozicion në PlayStation 3, PlayStation 4, Windows PC, Xbox 360 dhe Xbox One, EA është duke ofruar versione të përditësuara speciale të kartave për atletë të cilët luajnë mirë në jetën reale gjatë Kupës së Botës.

Llogaria e përmendur më lartë në Instagram thotë që është një kanal zyrtar i EA-së dhe poston fotografi duke promovuar përmbajtje të Ultimate Team që i çon njerëzit tek një URL mashtruese ku vizitorëve iu kërkohet që të qasen me llogaritë e tyre nga Origin ose Xbox Live për të marrë karta speciale. Llogaria ka gati 8,800 ndjekës në Instagram. Një përfaqësues për EA-në mohoi të komentojë në lidhje me këtë llogari, por tha që kompania është gjithmonë duke bërë përpjekje për të larguar mashtrime të tilla. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>