Analiza

Instagram po rritet me shpejtësi

Apr 29 2017
0 Shpërndarje
Rrjeti social i fotografive në pronësi të Facebook numëroi 700 milion përdorues aktivë, dyfishin e Twitter. Instagram po rritet me shpejtësi Photo Source: Statista

Ndërsa Twitter festoi rritjen e audiencës më 9 milion përdorues të rinj aktivë në tre mujorin e parë të 2017-ës, Instagram pati një festë të vërtetë

Rrjeti social i fotografive në pronësi të Facebook numëroi 700 milion përdorues aktivë, dyfishin e Twitter.

Ndërsa numri total i përdoruesve ishte impresionues, aq më tepër ishte rritje me 100 milion vetëm katër muajt e fundit. Me këtë ritëm, Instagram pritet të bëhet rrjeti i dytë social që kalon 1 miliard përdorues.

Me WhatsApp dhe Messenger, Facebook zotëron tre platforma me 1 miliard përdorues. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>