Harduer

Instagram pothuajse ka mbërrirë për Android

Mar 25 2012
0 Shpërndarje
Instagram pothuajse ka mbërrirë për Android

Në këtë pikë, është e paqartë se çfarë nënkupton të qenit i pari në rend. Mund të supozojmë që do të jetë një lëshim testues i aplikacionit Instagram për Android që do të vijë së bashku me lëshimin zyrtar të aplikacionit në Google Play.

CEO i Instagram, Kevin Systrom, e ngacmoi trumën në festivalin South by Southwest me aplikacionin për Android (ai e valonte atë në skenë). Ai zbuloi gjithashtu që Instagram kishte arritur 27 milionë përdorues, që paraqet një shifër mjaft të lartë duke e ditur që ka kaluar vetëm një vit e gjysmë që kur ka dalë ky aplikacion dhe ai është i gatshëm për momentin vetëm për sistemin iOS.

Ndërmarrja gjatë javës së kaluar lajmëroi për bashkëpunimin e vet API me Hipstamatic, që do t’ia mundësojë aplikacionin kundërshtar për shpërndarje të fotografive që të dërgojë fotografi në Instagram (së bashku me rrjetet e tjera shoqërore). Marrëveshja e thekson të qenit e Instagram si një rrjet shoqëror që po rritet dhe ky është bashkëpunimi i parë i ndërmarrjes.

Klikoni këtu për të shkuar tek faqja për t’u regjistruar./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>