Lajmet

Instagram prezanton nxjerrjen e linqeve të fotove dhe videove

Jul 11 2013
0 Shpërndarje
Instagram prezanton nxjerrjen e linqeve të fotove dhe videove

Gjatë ditës së mërkurë, Instagram ka shtuar mundësinë për të marrë linqet e fotove dhe videove e për t’i postuar ato jashtë rrjetit.

Përdoruesit mund ta gjejnë butonin “embed”, i disponueshëm vetëm në desktop, në anën e djathtë të fotove apo videove publike.

Butoni u jep përdoruesve një kod të cilin mund ta vendosin në blogjet apo artikujt e tyre. Për të respektuar rregullat e privatësisë, në fotot apo videot që janë private, nuk do të shfaqet opsioni “embed”.

Instagram-it i mungonte kjo karakteristikë e cila e vendoste në disavantazh ndaj shërbimit të videove Vine.

Vine e ka prezantuar këtë veçori në mars të këtij viti. “Linku që keni marrë do të tregojë emrin tuaj në Instagram dhe nëse klikohet logoja e tij, atëherë ajo do ta çojë përdoruesin në profilin tuaj në Instagram.com ku mund te zbulojnë më tepër foto apo video nga ju,” shkruan Instagram në një deklaratë.

Në foton apo videon që mund të shihet qoftë direkt nga blogu juaj apo duke e klikuar për të shkuar në Instagram, do të shfaqet edhe numri i pëlqimeve dhe komenteve që janë bërë për të. (PCWorld Albanian)

Instagram Embeds

Lajmet e fundit>