Lajmet

Instagram, publikoni deri në 10 video e foto njëherazi

Feb 23 2017
0 Shpërndarje
Nuk dini se cilën foto ja vlen të ngarkoni në Instagram? Rrjeti social thotë ngarkoni të gjitha. Instagram, publikoni deri në 10 video e foto njëherazi Photo Source: Instagram

Aplikacioni në pronësi të Facebook tha se do të bëjë të mundur ngarkimin dhe publikimin e 10 fotove dhe videove njëherazi. Ju dhe ndjekësit tuaj mund ti shikoni ato si një slideshow.

Kjo lëvizje vjen në një moment kur qasja e rrjeteve social po ndryshon në mënyrë drastike dhe për këtë duhet falenderuar Snapchat. Rivali i Facebook bëri famë me fotografitë dhe videot që fshihen vetvetiu.

Për të konkurruar Snapchat, dhe pasi e masakroi veçorinë “Stories” të këtij të fundit, Instagram thotë pse të mos publikoni çdo gjë që ka ndodhur në një festë jo vetëm disa pjesë të saj.

Përpjekjet e Instagram me veçoritë e reja kanë synuar të krijojnë një moment relaksues ndërsa shfletoni në rrjetin social.

Në Gusht kopjuan historitë e Snapchat dhe më pas fotot dhe videot që fshihen vetvetiu. Raportohet se historitë e Instagram kanë arritur 150 milion përdorues ditorë. /PCWorld Albanian

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>