Lajmet

Instagram: Reklamat funksionojnë shumë mirë deri tani

Dec 23 2013
0 Shpërndarje
Instagram: Reklamat funksionojnë shumë mirë deri tani

kors_ad_instagramZakonisht, deklarata të këtij lloji, pra ato që nuk kanë shifra konkrete apo kontekst të vërtetë, mënjanohen nga një pjesë e mediave të teknologjisë, por ka raste që ndonjëherë edhe duhen përmendur, sepse disa shifra janë më mirë se aspak shifra.

Instagram ka dhënë një deklaratë zyrtare duke thënë se reklamuesit që kanë filluar të paraqesin reklamat e tyre në shërbimin e fotove janë të kënaqur me ecurinë e tyre. Të vetmet shifra që kompania përmend janë thjesht një rritje prej 32% për çdo fushatë të njerëzve që kanë kërkuar të mos u shfaqet më reklama.

Deri tani vetëm 4 ka qenë numri i fushatave reklamuese që janë shfaqur në Instagram. Cilat janë ato? Ben & Jerry (me “Scotchy Scotch Scotch”) dhe Levi’s janë dy prej tyre. Instagram nuk ka dhënë emra se cilët janë dy reklamuesit e tjerë.

Gjithsesi, nuk pritej gjë tjetër brenda dy muajve të parë përveçse një deklarate të tillë. Ndërkohë, nga ana tjetër, një numër i madh përdoruesish kanë filluar të komentojnë negativisht në reklamat që iu janë shfaqur, shpeshherë edhe me fjalë jo të hijshme, duke u ankuar se nuk i ndjekin këto faqe dhe nuk janë të interesuar të shohin postimet e tyre.

Ndoshta shumë prej tyre nuk e dinin që kanë filluar reklamat edhe në Instagram. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>