Lajmet

Instagram shton afishet me pyetje, një mënyrë e re për të anketuar miqtë tuaj

Jul 12 2018
0 Shpërndarje
Kur miqtë e shohin atë, ata mund të prekin mbi afishe për të dërguar përgjigje. Përgjigjet do të shfaqen në listën e njerëzve që kanë parë historinë tuaj, e cila shfaqet në këndin e poshtëm të majtë të postës. Instagram shton afishet me pyetje, një mënyrë e re për të anketuar miqtë tuaj

Në Tetor, Instagram shtoi një tipar votimi për historitë e tij. Sot, kompania po fut një ndryshim të ri në votime me afishe me pyetje, gjë që i lejon miqtë tuaj të parashtrojnë pyetje për t’ju përgjigjur në një postim të mëvonshëm.

Instagram thotë se është “një mënyrë për të nisur biseda gjatë momenteve kur nuk keni domosdoshmërisht një foto ose video për të ndarë”. Me fjalë të tjera, kjo është një mënyrë për të siguruar që njerëzit të vazhdojnë të postojnë edhe nëse kanë iu kanë mbaruar plotësisht idetë e përmbajtjes.

Tipari i ri mund të gjendet në pjesën e stikerave. Prekni lehtë mbi të, shtypni një mesazh të shpejtë dhe vendoseni në postimin tuaj. Kur miqtë e shohin atë, ata mund të prekin mbi afishe për të dërguar përgjigje. Përgjigjet do të shfaqen në listën e njerëzve që kanë parë historinë tuaj, e cila shfaqet në këndin e poshtëm të majtë të postës.

Prej aty, mund të prekni pyetjen për të krijuar një postim të ri. Pyetja do të futet në histori, dhe ju mund t’i përgjigjeni gjithsesi si ju pëlqen. Do ta dini se kush e ka bërë pyetjen, por emri i përdoruesit apo fotografia nuk do të shfaqet në këtë post. Stikerat e pyetjeve tashmë janë në dispozicion për Android dhe iOS. /PCWorld Albanian

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>