Lajmet

Instagram shton autentikimin me dy faktorë, censuron fotot

Mar 24 2017
0 Shpërndarje
"Ky ndryshim do të minimizojë suprizat dhe eksperiencat e papritura në aplikacion," shkruante Instagram në një postim në blog. Instagram shton autentikimin me dy faktorë, censuron fotot

Të Enjten Instagram prezantoi një politikë të re me të cilën synon të adresojë përmbajtjet sensitive në rrjetin social të cilat janë raportuar nga përdoruesit si fyese dhe të papranueshme.

Instagram do të mjegullojë të tilla përmbajtjet por nuk do ti heqë sepse apo nuk shkelin rregulloren dhe standartet e rrjetit social. Por disa përdorues mund të ndihen të prekur prej tyre.

“Ky ndryshim do të minimizojë suprizat dhe eksperiencat e papritura në aplikacion,” shkruante Instagram në një postim në blog.

Nëse përballeni me një foto apo video turbulluar, me një të prekur përmbajtja do të qartësohet.

Gjithashtu Instagram njoftoi se autentikimi me dy faktor është i disponueshëm për çdo përdorues. /PCWorld Albanian

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>