Instagram shton etiketimin e njerëzve në foto

May 3 2013
0 Shpërndarje
Instagram shton etiketimin e njerëzve në foto

Instagram ka shtuar një nga karakteristikat më të përdorura të Facebook-ut, etiketimin e fotove (tagging) – në aplikacionin për iOS dhe Android ditën e enjte.

Tashmë, keni mundësi t’i etiketoni njerëzit në foto si dhe të kërkoni për foto ku jeni ju apo të tjerët.

Më parë, e vetmja mënyrë për të gjetur nëse dikush kishte ngarkuar një foto tuajën në Instagram ishte të kërkojë në profilin e tij apo të shpresoje që në foto ishte përdorur emri juaj i përdoruesit në formën e një “caption” (p.sh, @john).

Po ashtu, kur dëshironit të tregonit se në një foto që po ngarkoni ndodhet edhe dikush tjetër, duhet të shtonit emrin e tij me simbolin @ përpara ose të përdornit etiketime “hash” (#).

Fatkeqësisht, etiketimet nuk mund të merren automatikisht për fotot e vjetra nga diçiturat e shkruara në formën “@emrijuaj”. Pra, nëse dëshironi të shtoni etiketime në fotot e kaluara, duhet ta bëni manualisht, një për një.

Me shtimin e opsioni të ri, sa herë që dikush ju etiketon në një foto, do të merrni një njoftim dhe fotoja do të shtohet në seksionin “photos of you”, njësoj si në Facebook.

Keni gjithashtu mundësi të vendosni një opsion sipas së cilit fotot nuk shfaqen në seksionin “photos of you” pa dhënë më parë ju aprovimin. “Photos of You” do të bëhet publike në profile duke filluar nga data 16 maj. (PCWorld Albanian)

instagram photo tagging

Lajmet e fundit>