Analiza

Instagram siguron 400% më shumë angazhim për markat krahasuar me Facebook

May 19 2017
0 Shpërndarje
Të dhënat tregojnë se Facebook është një platforma e mbipopulluar nga lajmet. Angazhimi me faqet e lajmeve është dyherë më e madhe sesa me grupet komunitare, faqet zbavitëse apo figurat e njohura. Instagram siguron 400% më shumë angazhim për markat krahasuar me Facebook Photo Source: SocialBakers

Gjatë evenimentit Engage të SocialBakers mbajtur në Pragë të Çekisë, themeluesi Jan Rezab zbuloi disa të dhëna interesante nga platformat e medias sociale.

Duke analizuar të dhënat e Facebook dhe Instagram si dhe të 144 miliard angazhimeve në secilën prej platformave, SocialBakers ka indetifikuar një diferencë të madhe të pjesëmarrjes së përdoruesve.

Të dhënat tregojnë se Facebook është një platforma e mbipopulluar nga lajmet. Angazhimi me faqet e lajmeve është dyherë më e madhe sesa me grupet komunitare, faqet zbavitëse apo figurat e njohura.

Rezultati? Markat marrin shumë pak vëmendje deri në 10 apo 12 herë më pak sesa organizatat mediatike.

Instagram nga ana tjetër është krejtësisht e kundërta kur mediat janë të fundit sa i përket angazhimit të përdoruesve. Në Instagram figurat e njohura dominojnë dhe angazhimi me një foto apo video është 3.8 herë më e lartë sesa në Facebook.

Markat gjithashtu shkëlqejnë me 4 herë më shumë angazhim sesa Facebook. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>