Lajmet

Instagram sjell aplikacionin e ri “Hyperlapse” për regjistrimin e videove

Aug 27 2014
0 Shpërndarje
Instagram sjell aplikacionin e ri “Hyperlapse” për regjistrimin e videove

instagram2Rrjeti social për shpërndarjen e fotove, Instagram i cili është në pronësi të Facebook-ut ka lançuar një aplikacion për regjistrimin e videove të shkurta që përsëriten. Ky aplikacion u krijua që njerëzit të regjistronin video të shkurtra argëtuese me smartfonin e tyre.

Këto video mund të ruhen në telefon dhe të shpërndahen në Instagram. Hyperlapse të jep mundësi për të zgjeruar kreativitetin.

Shërbimi i këtij aplikacioni është i disponueshëm vetëm për pajisjet Apple. Sipas një studimi firma eMarketer u shpreh se 35 milion njerëz në Amerikë hynë në Instagram çdo muaj, kjo shifër është 35% më e lartë se vitin që shkoi.

Raporti arriti në përfundimin se afërsisht 25% e përdoruesve të smartfonëve në Shtetet e Bashkuara do të përdorin Instagram të paktën një herë në muaj deri në fund të këtij viti duke e rritur kështu numrin e përdoruesve deri në 40 milion. (PCWorld Albanian)

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>