Lajmet

Instagram sjell sticker-a në GIF për historitë

Jan 25 2018
0 Shpërndarje
Nuk ka rëndësi nëse është foto apo video, sepse sticker-at në GIF do të funksionojnë me secilën. Instagram sjell sticker-a në GIF për historitë

Me përditësimin e fundit të Instagram, ju mund të shtoni sticker-a në GIF për çdo foto dhe video. Thjeshtë klikoni ikonën e sticker-ave dhe përzgjidhni opsionin GIF.

Kjo veçori është pritur prej kohësh duke pasur në konsideratë sesa popullorë janë GIF tek moshat e reja.

Nuk ka rëndësi nëse është foto apo video, sepse sticker-at në GIF do të funksionojnë me secilën.

Gjithashtu Instagram premtoi një përditësim të radhës me të cilin mund të ngarkoni foto dhe video të çfarëdolloj madhësie.

Veçoria e re është e disponueshme në Android andaj drejtohuni në Play Store dhe klikoni Update në aplikacionin e Instagram. /PCWorld Albanian

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>