Blog

Instagram tashmë numëron 1 miliard përdorues në mbarë botën

Jun 21 2018
0 Shpërndarje
Instagram sot gjithashtu njoftoi aplikacionin e ri të pavarur IGTV që do të shfaqë videot vertikale në formë të gjatë, në një përpjekje për të konkurruar jo vetëm me Snapchat Discover por edhe me YouTube. Instagram tashmë numëron 1 miliard përdorues në mbarë botën

Instagram njoftoi sot që tani ka arritur 1 miliard përdorues në mbarë botën. Rrjeti numëronte 800 milionë përdorues në shtator të vitit të kaluar, që ishte 200 milionë më shumë se në të njëjtën kohë të vitit të një viti më parë.

Duket se aplikacioni thjesht vijon në mënyrë të qëndrueshme që të shtojë  200 milionë përdorues në vit. “Është e pabesueshme, dhe është diçka që Mike dhe unë kurrë nuk menduam se do të ndodhte,” tha bashkë-themeluesi Kevin Systrom.

Është e paqartë se nga ku erdhi shumica e këtyre përdoruesve të rinj. Vitin e kaluar, shumica e rritjes i atribuohet lançimit të Historive.

Gjatë vitit të kaluar, kompania ka zgjeruar mjetet e krijimit në aplikacion duke u lejuar përdoruesve të shtojnë GIF, rreshta emoji dhe sondazhe në historitë e tyre. Ndërkohë, Snapchat ende po përpiqet të rrisë bazën e përdoruesit. Kohët e fundit, ka arritur mesatarisht 191 milionë përdorues aktivë të përditshëm.

Instagram sot gjithashtu njoftoi aplikacionin e ri të pavarur IGTV që do të shfaqë videot vertikale në formë të gjatë, në një përpjekje për të konkurruar jo vetëm me Snapchat Discover por edhe me YouTube./PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>