Lajmet

Instagram teston një aplikacion më vete komunikimi Instagram Direct

Dec 7 2017
0 Shpërndarje
Ka algoritmin dhe super yjet e tij që dominojnë Instagram-et e gjithsecilit. Madje ka një sistem për dërgimin e mesazheve. Instagram teston një aplikacion më vete komunikimi Instagram Direct

Instagram ka ndryshuar së tepërmi pas blerjes nga Facebook në 2012-ën. E ardhmja ishte e qartë, foto më të bukura të cilat shpërndaheshin në vetëm pak klikime.

Të pëlqenit fotot e miqve me një dopjo-prekje gjatë shfletimit. Sot Instagram ka video dhe imazhe gif.

Ka algoritmin dhe super yjet e tij që dominojnë Instagram-et e gjithsecilit. Madje ka një sistem për dërgimin e mesazheve.

Sot rrjeti social nisi testimin e një ndryshimi të ri që pritet të hyjë në fuqi në ditët e ardhshme. Bëhet fjalë për një aplikacion më vete për dërgimin e mesazheve, Instagram Direct.

Ky aplikacion aktualisht është i disponueshëm në Uruguai, Kili, Turqi, Itali, Portugali dhe Izrael.

Me aplikacionin përdoruesit mund të krijojnë dhe ndajnë histori dhe të kenë akses në filtra e një mori mjetesh kreative të Instagram.

Shtrojmë pyetjen, pse të ndërtojmë një aplikacion më vete për gjëra që janë funksionale në Instagram? Përgjigja është e thjeshtë, një tjetër sulm ndaj Snapchat.

Megjithatë një lëvizje e tillë mund të nxisë të njëjtin efekt mbi Snapchat. /PCWorld Albanian

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>