Lajmet

Instagram thotë se tashmë përdoruesit mund të verifikojnë autenticitetin e llogarive

Aug 29 2018
0 Shpërndarje
Instagram gjithashtu tha se aplikacionet nga palë të treta si DUO Mobile dhe Google Authenticator do të lejohen për verifikimin me dy faktorë. Instagram thotë se tashmë përdoruesit mund të verifikojnë autenticitetin e llogarive

Mbi 1 miliard përdoruesit e aplikacionit të shpërndarjes së fotove Instagram do të kenë mundësi të tregojnë autenticitetin e llogarive të tyre pak javë pasi Facebook bëri të njëjtën gjë me platformën e medias sociale.

Instagram tha të Marten se do të lançojë funksionin “About This Account” ku përdoruesit mund të reklamat e një llogarie, vendin ku përdoret, ndryshimet e emrit të përdoruesve në vitet e kaluara si dhe detaje të tjera.

Instagram gjithashtu tha se aplikacionet nga palë të treta si DUO Mobile dhe Google Authenticator do të lejohen për verifikimin me dy faktorë.

Kjo masë shton një nivel ekstra sigurie.

Funksionet e reja do të jenë të disponueshme në javët në vijim tha Instagram.

Duke filluar nga dita e Marte Instagram do të lejojë llogaritë të kërkojnë verifikim brenda aplikacionit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>