Lajmet

Instagram vendos rekord gjatë ditës së Falënderimeve

Nov 25 2012
0 Shpërndarje
Instagram vendos rekord gjatë ditës së Falënderimeve

Instagram ka mjaft arsye për të qenë mirënjohës pas ditës së Falënderimeve.

Aplikacioni i popullarizuar mobil që mundëson të kapni pamje me smartfonin tuaj, po ashtu shtimin e filtrave për t’i bërë ato që të duken më mirë, thotë se ka arritur një rekord të ri.

Përdoruesit e shërbimit për shpërndarje të fotografive gjatë të enjtes ngarkuan më tepër se 10 milionë fotografi me tituj që përfshinin fjalët Thanksgiving-themed.

Sipas një postimi të bërë në blog nga Instagram, për disa orë në këtë ditë më tepër se 200 fotografi në sekondë vendoseshin, duke e bërë kështu këtë ditë si ditën me më së shumti përdorim të aplikacionit dhe dyfish më tepër veprimtari se sa që merr zakonisht shërbimi.

Derisa këta janë numra të mëdhenj, asgjë nuk është në krahasim me 300 milionë fotografi që i vendosin njerëzit çdo ditë në Facebook.

Facebook duke e ditur famën që e kishte Instagram për shpërndarje të fotografive në rrjete shoqërore, gjatë këtij viti e bleu këtë shërbim. Instagram ka pasur një ngritje të madhe në popullaritet kohëve të fundit.

Ky shërbim nga 886,000 përdorues ditorë mobilë në muajin mars shkoi në 4,589,000 në qershor dhe 7,302,000 në gusht. (PC World Albanian)

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>