Lajmet

Instagram vjen në Google Nexus 7

Jul 18 2012
0 Shpërndarje
Instagram vjen në Google Nexus 7

Aplikacioni që është bërë kaq i dashur për të gjithë, Instagram, ka pësuar një azhurnim që do ta përshtasë atë më së miri me Google Nexus 7.

Tableti mjaft ekonomik, nuk posedon kamerë në pjesën e prapme të tij, kështuqë filtrat për të krijuar foto të stileve retro funksionojnë vetëm për fotot ekzistuese.

Alternativa tjetër është të bësh foto me rezolucion të ulët të stilit MySpace me kamerën e përparme, të aplikosh më pas filterat dhe zmadhuesin për t’ju afruar pak a shumë asaj që dëshiron të realizosh.

Por tashmë keni mundësi të postoni foto direkt në Flickr duke përdorur opsionet e shpërndarjes, karakteristikë kjo që nuk ishte më parë në aplikacionin e Android-it.

Në fakt, nuk pati shumë polemika kur u kuptua se Nexus 7 nuk është kompatibil me Instagram, për shkak të mungesës së kamerës në pjesën e prapme.

Megjithatë, një pjesë e njerëzve filluan të shprehnin pakënaqësinë e tyre dhe mesa duket ankesat e tyre kanë filluar të merren parasysh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>