Ja se si

Instaloni Firefox 5 në Ubuntu

Jun 20 2011
0 Shpërndarje
Instaloni Firefox 5 në Ubuntu

Tani, Firefox 5 është gati në Natty, vetëm për të bërë prova. Sapo të jetë provuar, do të ngarkohet në depon kryesore. Nëse doni që ta testoni versionin Firefox 5, mundësojeni depon në Software Source (në Ubuntu Software Center, klikoni Edit > Software Sources dhe lëshojeni depon e ofruar) dhe ju duhet të merrni një përditësim. Por dijeni që lëshimi i kësaj depoje do të shkaktojë një varg përditësime të tjerë që janë duke u provuar.

Firefox 5 është i gatshëm edhe në Mozilla Security PPA (për Ubuntu 11.04), por nëse ju përdorni Firefox nga kjo PPA, çdo gjë që kërkon një pako gjuhësore do të dështojë. Nëse dëshironi që ta shtoni PPA-në dhe të ndihmoni në provimin e versionit të ri të shfletuesit Firefox, përdorni urdhërin e mëposhtëm në terminal:

sudo add-apt-repository ppa:ubuntu-mozilla-security/ppa
sudo apt-get update
sudo apt-get dist-upgrade

Vrimat e Firefox 5 për Ubuntu 11.04 përcillen këtu./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>