Lajmet

INSTAT: Ecuria e treguesve të telekomunikacionit për tremujorin e katërt të vitit 2013

Mar 31 2014
0 Shpërndarje
INSTAT: Ecuria e treguesve të telekomunikacionit për tremujorin e katërt të vitit 2013

instatNdër të dhënat tremujore të publikuara vazhdimisht nga Instituti i Statistikave në Shqipëri përfshihen edhe ato të telekomunikacionit. Treguesit kryesorë që vlerësohen si për shërbimin postar po ashtu edhe për aktivitetin e komunikacionit janë shifra e afarizmit, numri i të punësuarve dhe pagat. Ecuria e këtyre treguesve për tremujorin e katërt të vitit 2013 ka qenë si më poshtë:

Shifra e afarizmit, vlerësuar me çmime korente në shërbimin postar është rritur 1,6 përqind në tremujorin e katërt 2013 krahasuar me tremujorin e katërt 2012. Krahasuar me tremujorin e tretë 2013, ky tregues është rritur 14,9 përqind. Ndërsa në aktivitetin e komunikacionit, po i njëjti tregues është rritur 15,0 përqind në tremujorin e katërt 2013 krahasuar me tremujorin e katërt 2012. Krahasuar me tremujorin e tretë 2013 është rritur 26,8 përqind.

Numri i të punësuarve në shërbimin postar është rritur 0,5 përqind në tremujorin e katërt 2013 krahasuar me tremujorin e katërt 2012. Ky tregues është ulur 5,7 përqind krahasuar me tremujorin e tretë 2013. Ndërsa në aktivitetin e komunikacionit numri i të punësuarve është ulur 25,8 përqind në tremujorin e katërt 2013.

Pagat në shërbimin postar postar janë rritur 2,2 përqind në tremujorin e katërt 2013. Ky tregues është ulur 3,6 përqind krahasuar me tremujorin e tretë 2013. Ndërsa në aktivitetin e komunikacionit pagat janë ulur 14,0 përqind në tremujorin e katërt 2013 krahasuar me tremujorin e katërt 2012. Krahasuar me tremujorin e tretë 2013 është rritur 20,0 përqind. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>