Lajmet

INSTAT: Ulen përdoruesit e telefonisë fikse dhe rritet përdorimi i shërbimit postar

Jul 31 2014
0 Shpërndarje
INSTAT: Ulen përdoruesit e telefonisë fikse dhe rritet përdorimi i shërbimit postar

Instat_Albania_-_Institute_of_StatisticsKrahasuar me një vit më parë, shqiptarët e përdorin më pak telefoninë fikse, ndërkohë që përdorimi i shërbimit postar ka pësuar një rritje të ndjeshme.

Sipas buletinit statistikor të Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) për tre mujorin e parë të këtij viti, shërbimi postar është rritur 4,8 % në tremujorin e parë 2014-ës, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, ku vihet re një ulje e shërbimit postar me letra të porositura 8,7 % dhe rritje në shërbimin postar me letra të thjeshta 11,5 %.

Numri i pajtimtarëve të telefonisë fikse në fund të muajit mars 2014 arriti 205.294 pajtimtarë, ku mbizotërojnë pajtimtarët familjarë me 190.104.

Numri pajtimtarëve është ulur 5,6 % krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Tirana zë peshën më të madhe të numrit të pajtimtarëve sipas qarqeve me 40,3 %. Vendin e dytë për nga numri i përdoruesve të telefonisë fikse e zë qyteti i Durrësit me mbi 19 mijë pajtimtarë, ndërsa në vendin e tretë renditet Korça me mbi 18 mijë pajtimtarë. (PCWorld Albanian)

foto 1foto 2foto 3

Lajmet e fundit>