Biznes

Institucionet qeveritare dhe përkrahja që mund të ofrojë HP

Apr 28 2011
0 Shpërndarje
Institucionet qeveritare dhe përkrahja që mund të ofrojë HP

Franz Scherz, drejtor menaxhues pranë Hewlett-Packard (CDG – Country Developement Group, përfshihen tregjet e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë, etj), që ka një përvojë të madhe të veprimit në tregjet tona, ishte prezantues i temës sesi qeveritë, shtetet dhe qytetarët mund të përfitojnë nga përdorimi i ICT-së. Sipas z. Scherz vendet që janë në zhvillim e sipër si Kosova mund të përfitojnë shumë nga përdorimi i teknologjisë informative, mund të jenë më efikas, të reduktojnë kostot e operimit, të rrisin kursimet në buxhet nga veprime të menaxhuara, etj.

“Kriza financiare ka qenë stuhia e përkryer për të nxitur ndryshime” u shpreh z. Scherz në prezantimin e tij. “Qeveritë ndërruan qasjen dhe filluan të mendojnë më seriozisht për shpenzimet e tyre, për menaxhim më efikas të sektorëve publik dhe madje për të integruar teknologjinë informative më mirë në mënyrë që të modernizohen shërbimet”.

z. Scherz pati një prezantim mjaft të detajuar dhe shumë interesant, mbi implementimin e zgjidhjeve të ndryshme të HP në tregjet tjera të botës, mbi automatizimin e proceseve të ndryshme të shërbimeve të ofruara nga institucionet e shteteve, mbi ndryshimet e tjera në treg, etj.

Shërbimet këshilluese të HP

Sonja Rnjak, Technology Service Sales pranë HP CDG u shfaq me një përshkrim më të afërt në lidhje me Shërbimet Këshilluese Teknologjike të HP duke vënë në pah disa detaje shumë konkrete mbi shpenzimet në mirëmbajtje dhe implementim të teknologjive të reja nga ana e institucioneve të ndryshme. “Sot 70% e buxhetit të dedikuar për investime teknologjike, shkon për mirëmbajtje ndërsa vetëm 30% që mbetet mund të shfrytëzohet për teknologji të re. Kjo duhet të ndryshojë”.

Stojce Dimov, Presales Consultant, Enterprise Server & Storage gjithashtu pranë HP CDG, që ligjëroi mbi “Infrastrukturën më të mirë Cloud për sektorin publik, përfshirë Blade System Matrix”, ngjalli një interes të veçantë për audiencën, veçanërisht për faktin se Cloud është teknologjia e re prej së cilës pritet shumëçka në të ardhmen dhe se paralel me zhvillimet e tregjeve të botës edhe shtetet si Kosova duhet të vënë në konsiderim investimet në këtë drejtim për shkak se kjo redukton kostot operative, dhe rrit dukshëm efikasitetin.

Ndërsa ligjërata e fundit ishte “Titaniku”, por që nuk kishte të bënte me filmin por me një krahasim argëtues dhe të detajuar mbi problemet dhe anashkalimin e problemeve kritike në kompanitë e IT-së si me rastin e fundosjes së anijes Titanik. Ruta Kurselyte, Software Territory Account Manager pranë HP CDG, tregoi se format e këtilla të qasjes ndaj tregut për të tentuar të ofrohet përshtypje maksimale për mediet janë të gabuara, dhe sipas saj me rastin e Titanikut që ka tentuar të bie në qendër të vëmendjes për mediet, kjo është arritur 100%. “Titaniku u fundos. Ishin titujt e medieve, dhe kjo tregoi se synimi për të rënë në sy të medieve u arrit”. Sipas saj qasje të këtilla nga kompanitë e IT-së duhet gjithsesi të evitohen.

Në publikimin e radhës të revistës CIO Albanian do të ketë një prezantim më të detajuar të kësaj konference, dhe gjithashtu një intervistë ekskluzive me z. Franz Scherz i cili dha disa këshilla shumë interesante për vet shtetin e Kosovës, që mund të sjellin rezultate të jashtëzakonshme në treg. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>