Lajmet

Instituti GAP dërgon sqarim shtesë pas reagimit të IPKO-së

Feb 23 2011
0 Shpërndarje
Instituti GAP dërgon sqarim shtesë pas reagimit të IPKO-së

Sipas sqarimit thuhet se pas  prezantimit  të analizës  së Institutit GAP me titull ‘Ulja e tarifave të romingut në Ballkanin Perëndimor’ në konferencën e mbajtur më 22 shkurt, operatori mobil IPKO ka lëshuar një reagim për shtyp, përmes të cilit IPKO i quan jo të sakta disa nga të dhënat prezantuara nga Instituti GAP.

“Fillimisht shprehim keqardhje për  keqkuptimet e bëra nga IPKO, të cilat do të ishin evituar sikur përfaqësuesi i IPKO të kishte qenë pjesë e konferencës me gjithë konfirmimin për pjesëmarrje. Me qëllim të ruajtjes së kredibilitetit si Institut objektiv dhe profesional, GAP lëshon këtë komunikatë për shtyp”.
Në reagimin e IPKO përmenden tri gjëra si më poshtë: 

1. Sqarimi i IPKO:. “Në  raportin e institutit GAP thuhet se konsumatoret e telefonisë mobile IPKO të cilët thërrasin nga Shqipëria në Kosovë dhe përdorin  shërbimin  roming të  IPKO-s duhet të paguajnë 2.09 euro për minutë, ndërsa çmimi  zyrtar të cilin ne e aplikojmë për thirrje është 1.69 euro për minutë.

SQARIMI I INSTITUTIT GAP: Analiza a  institutit GAP ka sqaruar se operatoret mobil mund të  kenë marrëveshje individuale për çmime më të ulëta të romingut , por për operatoret që nuk kanë marrëveshje mes vet i  çmimet  e romingut  janë  disa here më  të larta se ato të aplikuara në BE. Në rastin konkret ne kemi marrë  çmimet e romingut nga ueb faqja zyrtare e IPKO-s (http://www.ipko.com/?cid=1,297) ku tregon se  Shqipëria  është në Zonën 2 dhe çmimi për thirrje është 2.09 euro.

2. Sqarimi i IPKO: “Në ketë raport citohen rregullat e Komisionit Evropian për tarifat e romingut, të cilat janë 0.49 euro për  të gjithë shtetet e Bashkimit Evropian, ndërsa edhe përkundër faktit që Kosova nuk është anëtare e BE-së, IPKO aplikon tar i fën e standardizuar me të gjitha shtetet e BE-së dhe Maqedoninë, dhe çmimi i thirrjes në IPKO nga 28 shtete është 0.47 euro në minute, ose dy centë më lire.”

SQARIMI I INSTITUTIT GAP: Në analizë  ceket se IPKO aplikon tarifa me te ulëta për shtetet e BE-së krahasuar me operatoret tjerë mobil në Kosove. Por, në analizë gjithashtu sqarohet se tarifa e romingut prej 0.49 euro është aplikuar në shtetet e BE-së në vi t in 2007, kurse ky çmim ka shkuar duke u  zvogëluar prej vitit në vit. Aty  thuhet se në vitin 2010  tar i fat e romingut në BE ishin 0.39 euro. Në analizë askund nuk përmendet ajo që aludon IPKO se tarifa e romingut aktualisht e aplikuar në BE është 0.49 centë. 
 
3. Sqarimi i IPKO: ‘Për më tepër, rekomandimet e këtij raporti thonë se operatorët duhet të bashkohen me zonën e Eurotarifës dhe të rrisin vetëdijen për çmimet e romingut në uebfaqet e tyre zyrtare, ndërsa telefonia mobile IPKO për një kohë të gjatë aplikon të dy rekomandimet e bëra nga hulumtimi i Institutit GAP.’

SQARIMI I INSTITUTIT GAP: Një nga rekomandimet e GAP ishte që të gjithë operatorët e telefonisë mobile  që operojnë nga Ballkanin Perëndimor si tërësi të integrohen në zonën e Eurotarifës ku si rezultat tarifat e romingut që aplikohen në shtetet e Ballkanit Perëndimor do të ishin të njëjta sikurse ato të BE-së. Dhe së dyti, GAP ka rekomanduar krijimin e një ueb faqeje ku do të pasqyroheshin çmimet e romingut që aplikohen aktualisht nga të gjithë operatorët mobil në Ballkanin Perëndimor. Kjo do të ndihmonte në vetëdijesimin e konsumatorëve për çmimet e larta të romingut që aplikohen aktualisht në rajon. Kësisoj, asnjë nga rekomandimet nuk ka qenë i drejtuar ekskluzivisht për operatorin IPKO. Përfundimisht, qëllimi i analizës është që të vë në pah çmimet e larta të romingut në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të ofrojë rekomandime për zgjidhjen e këtij problemi rajonal.  Analiza nuk trajton vetëm çmimet e romingut të aplikuara  nga operatorët mobil në Kosovë, por të operatorëve të të gjithë rajonit. 

Sqarimin e plotë mund ta lexoni në www.pressoffice.al

Lajmet e fundit>