Analiza

Instituti GAP: Kosova dhe Shqipëria të ulin ose heqin tarifën roaming

Oct 13 2014
0 Shpërndarje
Instituti GAP: Kosova dhe Shqipëria të ulin ose heqin tarifën roaming

belgrad-019Instituti GAP kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë që të ulin tarifën e roaming-ut deri në heqjen totale të saj. Ulja e kostos së komunikimit rrit dhe më tej bashkëpunimin tregtar dhe rrit komunikimin në mes të dyja vendeve. Sipas Institutit, si Vala ashtu edhe IPKO aplikojnë tarifa mjaft të larta të roaming-ut në krahasim me thirrjet lokale. Instituti GAP u ka bërë thirrje rregullatorëve të telefonisë mobile të Kosovës dhe Shqipërisë që fillimisht t`i ulin çmimet e tarifave të roaming-ut dhe të shkohet deri në heqjen e tyre. Praktika e uljes së tarifave të roaming-ut kanë ndërmarr të gjitha shtetet e BE-së dhe tashmë ka iniciativë edhe nga disa vende të rajonit. GAP-i kërkon nga dy qeveritë që të implementojnë marrëveshjen e arritur në mars të vitit 2013, në të cilën janë zotuar se do të angazhohen për uljen e këtyre tarifave.

“Ulja apo heqja e tarifave të roaming-ut është në përputhje me direktivat evropiane dhe se një model i tillë është praktikuar në mes shteteve të BE-së nga viti 2007, Kur Komisioni Evropian ka filluar me aplikimin e eurotarifave. Që atëherë Komisioni Evropian jo vetëm që ka zbritur në mbi 80% tarifat e roaming-ut, por së fundmi ka ndërmarrë edhe një hap drejt heqjes totale të tyre”, thuhet në raportin e këtij Institutit, në të cilin janë parashikuar edhe studime të tjera për të njëjtën çështje.

Tarifat shumë të larta të roaming-ut që aplikohen aktualisht nga të dyja shtetet, sipas GAP-it, janë një barrë e rëndë për konsumatorët e telefonisë mobile. “Ndërhyrja për uljen e tarifave është një praktikë e BE-së që ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorit. Ulja e kostos së komunikimit tregtar, rrit komunikimin në mes të dyja vendeve. Kjo rritje e komunikimit sigurisht se do të kompensonte humbjet që mund të kenë operatorët telefonikë nga ulja e tarifave të roaming-ut”, thuhet ne ketë studim.

Instituti GAP argumenton se operatorët e telefonisë mobile nuk do të humbin nga heqja e tarifave të roaming-ut. “Operatorët mobilë të Kosovës dhe Shqipërisë nuk është se gjenerojnë edhe aq shumë të hyra nga roaming-u, ngaqë për shkak të tarifave të larta qytetarët shfrytëzojnë roaming-un shumë pak. Dhe në anën tjetër, humbjet që mund të shkaktoheshin nga një marrëveshje e tillë do të mund të kompensoheshin nga roaming-u me shtetet e tjera”, thuhet në ketë studim.

GAP-i pretendon se konsumatorët e të dyja shteteve janë duke paguar shumat deri në tetë herë më të larta se ato të BE-së. “Si VALA ashtu edhe IPKO aplikojnë tarifa mjaft të larta të roaming-ut në krahasim me thirrjet lokale. Në krahasim me tarifat që aplikohen në shtetet e BE-së, përdoruesit e telefonisë mobile të VALA-ës dhe IPKO-s paguajnë gati katër herë më shtrenjtë për thirrje. Dhe kjo gjendje është sa u përket marrëveshjeve që kanë operatorët në mes tyre. (PCWorld Albanian)

Tags >

ipkovala
Lajmet e fundit>