Vëzhgim

Insync e bën Google Docs si Dropbox

Jan 21 2012
0 Shpërndarje
Insync e bën Google Docs si Dropbox

Nëse ju pëlqejnë Google Docs dhe Dropbox, atëherë ju me siguri që do të jeni të kënaqur me ndërmarrjen aziatike Insync që sapo ka lajmëruar që platforma e vet për shkëmbim e mbështetur në cloud është e gatshme falas.

Insync nuk kërkon ndonjë regjistrim. Ju mund të kyçeni në faqe me llogarinë tuaj ekzistuese në Google, të shkarkoni dhe instaloni klientin dhe të lidhni makinën tuaj me llogarinë tuaj në Google.

Ai krijon një follder në diskun tuaj që ngarkon çdo skedar që ju e vendosni në follder në llogarinë tuaj në Google Docs. Çdo skedar i krijuar, i ngarkuar ose i ndryshuar në Google Docs do të shkarkohet automatikisht në këtë follder.

Dhe kjo nuk kufizohet vetëm në dokumentet e mbështetura nga Google Docs – çdo lloj i skedarëve mund të sinkronizohet, duke përfshirë video, audio, .exe dhe më shumë.

Megjithëse përdoruesit e zakonshëm të Google Docs mund të marrin vetëm 1GB të ngarkesës në krahasim me 2GB në Dropbox, por Dropbox është më i shtrenjtë. Për shembull, me një pagesë prej 100 dollarëve për një vit ju merrni 50GB në Dropbox por për të njëjtin çmim ju mund të merrni 400GB të ngarkesës në Google./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>