Analiza

Integrimi i Facebook në Apple ndihmon të dyja palët

Jun 14 2012
0 Shpërndarje
Integrimi i Facebook në Apple ndihmon të dyja palët

Apple ka deklaruar se integrimi i Facebook-ut në sistemin e vet operativ duhet të jetë një lajm i mirë për rrjetin social, që ka marrë shumë goditje kohët e fundit.

“Facebook është një kompani që mund të përdor disa lajme të mira ose mund, të paktën, të pushojë nga shtypi i shkruar që nuk e lë të qetë kompaninë”, – thotë Dan Olds, një analist në Gabriel Consulting Group. “Kjo nuk do të jetë një lloj mrekullie për Facebook-un, por është një veçori e bukur”.

Apple njoftoi gjatë konferencës se këtë javë Facebook do të integrohet në softuerin iOS, i cili operon për iPhone dhe iPad, si dhe në versionin e fundit OS X, ndryshe i quajtur Mountain Lion.

Apple tha se integrimi i Facebook-ut në sistemet e saj të operimit do të mundësojë përdoruesit që të postojnë video dhe foto me lehtësi në llogaritë e tyre të Facebook-ut. Këto të reja do t’i japin mundësi përdoruesve të përditësojnë statusin e tyre në Facebook, duke i folur telefonit të tyre.

Kjo mënyrë e re e integrimit të Facebook, i jep mundësi përdoruesve të Apple ta përdorin atë pa nevojën e të paturit aplikacionin e vetë rrjetit social. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>