Lajmet

Integrimi i sistemit të ri të komenteve në YouTube me Google+ ka shkaktuar shumë pakënaqësi

Nov 15 2013
0 Shpërndarje
Integrimi i sistemit të ri të komenteve në YouTube me Google+ ka shkaktuar shumë pakënaqësi

YouTube_comments_1_610x598Në momentin e parë që Google njoftoi se do të zëvendësonte sistemin origjinal të komenteve në YouTube duke u bazuar në atë të Google + u vu re një reagim i përzier: Ata që disponojnë kanale në YouTube e mirëpritën këtë ndryshim pasi mendonin se do të përmirësohej niveli i bisedave në komente, ndërsa vetë komentuesit menduan se do të cënohej fjala e lirë për ta.

Megjithatë pas lançimit zyrtar të sistemit të komenteve, disa prej përdoruesve të YouTube po shfaqin hapur pakënaqësinë e tyre në lidhje me këtë sistem të ri duke qenë se po publikojnë videot në YouTube, por diskutimet në lidhje me të po i transferojnë diku tjetër në ueb.

Disa prej pakënaqësive të atyre përdoruesve që disponojnë kanale në YouTube janë:

* Shumë prej fansave të tyre janë të detyruar të përdorin Google + më tepër se më parë.

* Integrimi i komplikuar me Google+ ka ndikuar në mundësinë e tyre për të fituar më tepër para, një prej arsyeve kryesore pse YouTube ka aq shumë përdorues.

Sistemi i ri i komenteve ka zbuluar edhe një problem të rëndësishëm të vetë Google+. Ndërkohë që rrjeti social është dizajnuar për të shkurajuar anonimitetin dhe shpreson që përdorimi i emrave të vërtetë do të inkurajojë një sjellje më të denjë on line, ndërkohë që ekzistojnë shumë përdorues në YouTube që janë të gatshëm të mos jenë të sjellshëm edhe nën emrin e tyre të vërtetë.

Për të demonstruar problemet e këtij sistemi, mjafton të përmendim dhe faktin që shumë përdorues të YouTube po drejtohen në Reddit si një bastion i sigurt komentesh madje, kanë sugjeruar edhe krijimin e një funksionaliteti shtesë (extension) në Chrome për të lehtësuar këto ndryshime.

Sistemi i ri është aq pak efektiv saqë një komentues mundi të postojë një koment që përmbante vetëm shkronjën “N” 85 herë. Në lidhje me të gjitha këto probleme vetë YouTube është shprehur se po punon fort për ndreqjen e këtyre gabimeve sa më shpejt.

“Gjatë 24 orëve të fundit kemi bërë disa ndryshime që reduktojnë komentet e rreme dhe linqet e dëmshme, në vazhdimësi do të realizojmë edhe shumë ndryshime të tjera.” Nuk është e qartë nëse sistemi i ri i komenteve i ka shkaktuar dëm markës së YouTube, por është e sigurt që ka ndikuar negativisht në imazhin e Google+. (PCWorld  Albanian)

Lajmet e fundit>