Harduer

Intel bashkëpunon me Dell, HP, Lenovo dhe Microsoft për të ndërtuar kompjuterë 5G

Feb 23 2018
0 Shpërndarje
Intel e dha lajmin në vigjilje të Kongresit Mobil Botëror, konferenca e shquar e industrisë së telekomunikacionit e cila fillon të Hënën. Intel bashkëpunon me Dell, HP, Lenovo dhe Microsoft për të ndërtuar kompjuterë 5G

Intel lajmëroi ditën e Enjte një partneritet të gjerë me një konsorcium kompjuterësh për të ndërtuar kompjutera të cilët do të përfitojnë nga avantazhet e rrjeteve të ardhshme 5G.

Dell, HP, Lenovo dhe Microsoft do të prodhojnë një gjeneratë të re pajisjesh të cilët kanë në përbërje modemin 5G të Intel, XXM 8000.

Nga ana tjetër disa operatorë celularë kanë filluar të testojnë rrjetet 5G, ndërsa Intel synon që këto pajisje të dalin në shitje në 2019-ën.

Intel e dha lajmin në vigjilje të Kongresit Mobil Botëror, konferenca e shquar e industrisë së telekomunikacionit e cila fillon të Hënën.

Zhvillimi i pajisjeve të tilla është kritike për Intel i cili i ka hyrë një gare me Qualcomm dhe Samsung si ofrues modemesh 5G.

Aktualisht Samsung ka një avantazh në këtë drejtim sepse pajisjet e gjigandit Korean do të kenë modemet e kompanisë.

Sakaq në fillim të Shkurtit Qualcomm lajmëroi një bashkëpunim me 19 prodhues telefonësh dhe 18 operatorë celulare për të sjellë modemin Snapdragon X50 5G nga 2019-ta. /PCWorld Albanian

Tags >

intel
Lajmet e fundit>