Biznes

Intel blen kompaninë Fulcrum Microsystems

Jul 19 2011
0 Shpërndarje
Intel blen kompaninë Fulcrum Microsystems

Fulcrum Microsystems dizajnon “Ethernet switch” për qendra të të dhënave për ofrues të rrjeteve. Ajo ofron njësi të ndërlidhura për magazinim, për mbështetje të rrjetit dhe për ndërlidhje të aplikacioneve në SHBA dhe në pjesë tjera të botës. Produktet e kompanisë përfshijnë FocalPoint, që përfshinë çipa Ethernet switch/router, ControlPoint Software Suite që ka të bëjë me ura Ethernet, switching dhe module softuerike për ridrejtim, dhe PivotPoint SPI-4.2 Interconnect Chip. 

Intel ka theksuar se me rritjen e kërkesës për të dhëna, ka një nevojë të vazhdueshme për switch’a të performancë së lartë dhe me vonesa të vogla, në mënyrë që të mbështetet infrastruktura cloud dhe të fuqizohet edhe më tej rritja e rrjeteve të ndërmarrjes. 10GbE dhe 40 Gigabit Ethernet të Fulcrum Microsystems do të duhej të ndihmojnë në këtë drejtim. 

Fulcrum ka arritur të rrisë 81 milion dollarë prej Granite Ventures, Infinity Capital, New Enteprise Associates, Palomar Ventures, Vorldview Technology Partners, TI Ventrues dhe The Athenaeum Fund. 

Intel gjithashtu së fundi ka blerë edhe asete të SySDSoft për të përshpejtuar depërtimet e saja në rrjetet 4G LTE. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>