Biznes

Intel blen Mobileye për 15.3 miliard dollar

Mar 13 2017
0 Shpërndarje
Intel është në bisedime për blerjen e firmës izraelite Mobileye një marrëveshja e cila mund të kapë vlerën e 15 miliard dollar sipas gazetës vendase The Marker. Intel blen Mobileye për 15.3 miliard dollar

Themeluar në 1999, Mobileye zhvillon teknologji për makinat inteligjente dhe sisteme të vetëdrejtimit. Teknologjia e saj përdoret në disa prej markave të njohur të automobilave si BMW, Volvo, Buick dhe Cadillac.

Në Korrik të 2016-ës, kompania në bashkëpunim me Intel dhe BMW bënë të ditura planet e një makine plotësisht autonome e cila do të hyjë në qarkullim brenda 2021. As Intel nuk i ka fshehur ambicjet në këtë drejtim.

Marrëveshja gjithashtu është një fitore për industrinë e teknologjisë në Izrael, një prej blerjeve më të mëdha në këtë vend.

Sakaq Intel tha gjatë Janarit se do të blinte 15% të shërbimit të hartave Here duke ju bashkuar BMW, Daimler dhe Audi. Blerja e Mobileye nga Intel do të zgjerojë marrëveshje këtij të fundit me prodhuesit e makinave. /PCWorld Albanian

 

Lajmet e fundit>