Biznes

Intel blen nismën edukative dhe softuerike Kno

Nov 10 2013
0 Shpërndarje
Intel blen nismën edukative dhe softuerike Kno

Intel gjatë të premtes lajmëroi që ka blerë Kno, që është nisma softuerike dhe edukative që përqendrohet në tekste shkollore interaktive për pajisje mobile.

Kno është themeluar në vitin 2009 dhe së pari ishte përqendruar në shitjen e tabletëve të tanishëm harduerikë të synuar për kolegje dhe shkolla 12 vjeçare përpara se të përqendrohet tërësisht në softuer në vitin 2011.

Në një postim të ndërmarrjes gjatë ditës së premte, zëvendës presidenti i Intel-it, John Galvin, tha që blerja e Kno-së mund të shtonte më tepër se 225 mijë tituj në librarinë e përmbajtjes dixhitale të Intel-it.

Intel e pozicion blerjen, që ishte raportuar së pari nga TechCrunch, si një forcim të nismës edukative të kompanisë, që ishte synuar të integronte teknologjinë në programet e të mësuarit përgjatë vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.

“Çdokush e di që tabletët do të shndërrohen në edukim,” tha në një intervistë gjatë ditës së premte, njëri nga investitorët e Kno-së, Marc Andreesen.

“Por nuk ka ndodhur ende. Ne i kemi këta tabletë si produkte të rrjedhës qendrore konsumerike sepse janë të shkëlqyer, por nuk janë rrjedhë qendrore në klasë.”

Kno është mbështetur nga shumëkush deri tani dhe deri tani ka marrë 80 milionë dollarë në nismën e vet për tekste elektronike shkollore. (PCWorld Albanian)

kno-textbooks-iPad-328x285

Tags >

intel
Lajmet e fundit>