Harduer

Intel braktis BIOS në favor të UEFI në 2020-ën

Nov 24 2017
0 Shpërndarje
Por me klasin 3 të UEFI, sistemi do të braktisë modulet e vjetra të softuerëve dhe çdo sistem operativ jo 64-bit. Intel braktis BIOS në favor të UEFI në 2020-ën

Intel do të braktisë mbështetjen për sistemet BIOS në 2020-ën, një lëvizje e cila do të nxjerrë jashtë funksioni shumë softuerë të vjetër.

BIOS shërben për vënien në funksion të harduerëve gjatë procesit të boot dhe ofron një bootloader për sistemin operativ.

Në vitet e fundit BIOS është zëvendësuar nga UEFI i cili aktualisht është në klasin 2, Unified Extensible Firmware Interface, por mbështetja për softuerët e vjetër është mbajtur me anë të përdorimit të CSM.

Por me klasin 3 të UEFI, sistemi do të braktisë modulet e vjetra të softuerëve dhe çdo sistem operativ jo 64-bit.

Kjo do të thotë se çdo harduer i vjetër gjithashtu do të braktiset si kartat grafike, kartat e rrjeteve dhe disa adaptorë memorieje.

Ndërsa ky ndryshim do të shkaktojë jo pak probleme tek përdoruesit, Intel thotë se po punon me partnerë të industrisë për të ulur efektet e këtij tranzicioni.

Natyrisht ndryshimi do të thotë më shumë mundësi për AMD-në i cili do të vijojë të mbështesë harduerët dhe softuerët e vjetër. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>