Harduer

Intel: Çmimet e laptopëve me Windows 8 priten të arrijnë 200 $ gjatë festave

Apr 18 2013
0 Shpërndarje
Intel: Çmimet e laptopëve me Windows 8 priten të arrijnë 200 $ gjatë festave

loptopaGjatë kësaj jave Intel bëri të ditur fitimet e tremujorit të parë të vitit 2013.

Gjatë deklaratës, analistët u angazhuan në dhënien e përgjigjeve për pyetjet që u drejtoheshin.

Një nga temat më të diskutuara ishte edhe çmimi i laptopëve me ekran me prekje dhe Windows 8.

Ekzekutivët e Intel-it u shprehën se gjenerata e PC-ve të ardhshëm, të cilët janë ndërtuar mbi teknologjinë e Intel, do të jenë mjaft të lirë.

Sipas tyre, kjo është koha më e mirë për të reduktuar çmimet, duke marrë parasysh vështirësitë që po ndeshen me shitjet e kompjuterëve në muajt e fundit.

Shefi ekzekutiv Paul Otellini u shpreh se laptopët me ekran me prekje mund të arrinin deri në një çmim minimal prej 200 $ gjatë festave të fundvitit.

“Notebook-ët me Intel dhe ekran me prekje, të cilët janë shumë të hollë, të lehtë, por njëkohësisht përdorin procesorë non-Core, priten të shkojnë rreth 200 $,” tha Otellini.

Stacy Smith, CFO i kompanisë, tha se me afrimin e sezonit të Krishtlindjeve, Ultrabook-ët me ekran me prekje priten të arrijnë një çmim që varion nga 499 – 599 $.

Megjithatë, të mos harrojmë se para pak kohësh Intel parashikoi se gjenerata e parë e Ultrabook-ve të hollë dhe të lehtë do të kushtonin më pak se 1000 $, parashikim ky që nuk u arrit nga shumica e tyre (edhe pse një pjesë e vogël kushtonin rreth 900 – 999 $).

Gjithsesi, ulja e çmimeve mund të ishte logjikisht e kuptueshme për shkak të rënies së shitjeve të PC-ve gjatë muajve të fundit.

Në grafikun e mëposhtëm paraqitet rënia e kompjuterëve të dërguar për shitje në tremujorin e parë të vitit 2012 (me ngjyrë blu) dhe ato në tremujorin e parë të vitit 2013 (me ngjyrë portokalli). (PCWorld Albanian)

cmimet

Tags >

intel
Lajmet e fundit>