Harduer

Intel Compute Card, një mini kompjuter i cili mund të shpëtojë paisjet e vjetra

Jan 6 2017
0 Shpërndarje
Intel Compute Card, një mini kompjuter i cili mund të shpëtojë paisjet e vjetra

compute-card-side-angled-800x393Intel e humbi trenin e telefonëve inteligjent, megjithatë kompania po punon për të lënë gjurmë në internetin e gjërave dhe paisjet inteligjente. Përpjekja më e fundit është një produkt i quajtur “Compute Card,” një paisje me përmasa 94.5 mm x 55 mm x 5 mm e cila ka në brendësi procesor, kartë grafike, RAM, memorje të brendshme dhe kontektivitet wireless.

Objektivi i Compute Card është të krijojë pavarësi të paisjeve inteligjente nga hardueri i tyre kryesor konkretisht kompjuterat dhe elektroshtëpiaket si televizorët, frigoriferët dhe të tjera paisje komerciale.

Konkretisht keni një televizor që nuk doni ta hidhni tutje pas 3-4 apo katër vitesh por që hardueri i tij ngelet pas nga zhvillimi i softuerëve të rinj, pikërisht këtu fillon puna e Compute Card pa qenë nevoja të ndërroni TV.

Edhe pse Intel i ka mbajtur të fshehura detajet, prisni që kjo kartë të ofrojë performancë të ngjashme me një MacBook. Procesorët me fuqi 6vat lehtësisht mund të integrohen brenda paisjes e këtu përfshihen seritë M dhe Y të Core i5 dhe i7 që i gjeni nëpër laptopë të ndryshëm.

Intel tha se karta përdor një variant të portës USB-C quajtur “USB-C plus extension” për tu lidhur me sistemet. Ky kontektor i mundëson qasje të drejtpëdrejtë në portat USB, PCIe, HDMI dhe portat e ekranit.

Kompania la të kuptohej se Compute Card do të zëvendësojë Compute Stick i cili pritet të dalë nga qarkullimi në 2018. Më shumë detaje për Compute Card po vinë në Qershor. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>