Harduer

Intel Compute Stick është kompjuteri më i vogël në botë me sistem operativ Windows dhe Linux

Apr 7 2015
0 Shpërndarje
Intel Compute Stick është kompjuteri më i vogël në botë me sistem operativ Windows dhe Linux

intelcomputestick-100577510-largeDuket se pritëm më gjatë se sa duket por tanimë kompjuteri më i vogël në botë, është i disponueshëm për tu porositur nëpërmjet disa dyqaneve online. Ky kompjuter i cili ka përmasa afërsisht me ato të një USB-je bazohet në sistemin operativ Windows 8.1 i cili kushton 150 dollar dhe në Linux, konkretisht Ubuntu, 14.04 për 110 dollar.

Pavarësisht sistemit operativ, Intel Compute Stick zotëron një proçesor Intel katër bërthamësh Atom i cili shoqërohet nga 2GB RAM. Karakteristika të tjera përfshijnë 32GB memorie dhe Wi-fi 802.11 b/g/n. Kjo pajisje e vogël lidhet direkt në një monitor apo televizor përmes portës HDMI. Compute Stick ka disa porta të tjera të cilat shërbejnë për tu lidhur me tastjerë, maus dhe aksesorë të tjerë të jashtëm. Zyrtarisht Intel kishte planifikuar të hidhte në treg këtë lloj kompjuteri në muajin Mars por tanimë ajo ka deklaruar se të dy modelet do të jenë të disponueshëm në datën 24 Prill. Një pajisje e ngjashme me Compute Stick, nën markën e BeeLink gjendet në treg por shitet nga tregtarë të dyshimtë.

Por ku qëndron rëndësia në një pajisje të tillë? Kohët e fundit kemi parë një lulëzim të kompjuterave në miniaturë, ku përfshihet një version i sjellë nga Raspberry Pi i cili premton të përballojë edhe sistemin operativ Windows 10. Në të vërtetë nga të gjithë këta kompjutera të këtij lloji, Intel Compute Stick është më i vogli në përmasa ndër ta. Si fillim Intel lajmëroi për zhvillimin e këtij kompjuteri që në muajin Nëntor të vitit që lamë pas por tani më në fund kjo pajisje do të jetë e disponueshme në treg. Edhe pse aktualisht është i disponueshëm vetëm për tu porositur, Intel Compute Stick është mirpritur nga audienca. (PCWorld Albanian)

Tags >

intelpc
Lajmet e fundit>