Harduer

Intel debuton procesorin gjashtë bërthamësh Core i7

Mar 12 2010
0 Shpërndarje
Intel debuton procesorin gjashtë bërthamësh Core i7

Në Konferencën e kësaj jave për Zhvillues të Lojërave (GDC) në San Francisco, prodhuesi i çipave Intel edhe zyrtarisht hoqi perdet nga çipat e rinj të dizajnuar qëllimisht për t’i kënaqur nevojat e gejmerëve.

Intel Core I7-980X Extreme Edition, veçohet me teknologjinë më të fundit prodhuese 32 nm të Intel, ka 6 bërthama përpunuese dhe do të duhej të ofrojë deri në 50 përqind performancë më të mirë sesa procesorët paraardhës të tij Core i7.

Sikurse procesorët ekzistues Core i-Series të Intel, Core I7-980X Extreme Edition veçohet me HyperThreading që mundëson në mënyrë efektive të dyfishohet numri i detyrave në një bërthamë të vetme përpunuese, duke nënkuptuar se sistemi gjashtë bërthamësh mund të merret pa problem me ekzekutimin e gjashtë detyrave përnjëherësh.

Çipi i ri veçohet gjithashtu me AES-NI për siguri të avancuar dhe përkrahë deri në 12MB L3 Cache të veçuar. Teknologjia 32 nm gjithashtu nënkupton se procesori nuk do të konsumojë sasi masive të elektricitetit, në fakt, në disa instanca përdor më pak sesa katër bërthamëshi Core i7-975 Extreme Edition që ishte paraardhës i tij.

Intel është duke e pozicionuar Core I7-980X Extreme Edition në maje të linjës së procesorëve dhe gjithashtu beson se do të jetë një produkt joshës, që do të tërheq gejmerët dhe entuziastët kompjuterik.

Çmimi për këtë fuqi masive është 999 dolllarë dhe prodhues të kompjuterëve për gejmerë si Falcon Northwest dhe Alienware do të ofrojnë CPU Core i7-980X Extreme Edition, si veçori opsionale për makinat e tyre të fuqishme.

Lajmet e fundit>