Biznes

Intel dhe Barcelona: Një bashkëpunim që synon ta bëjë klubin më teknologjik në botë

Dec 14 2013
0 Shpërndarje
Intel dhe Barcelona: Një bashkëpunim që synon ta bëjë klubin më teknologjik në botë

jersey_reveal_sm1-786x305 (1)Ka disa ditë që qarkullojnë lajme mbi një bashkëpunim të mundshëm mes klubit katalanas dhe kompanisë Intel.

Së fundmi, këta të fundit kanë konfirmuar marrëveshjen me Barcelonën, e cila do të sjellë një sërë iniciativash bashkëpunimi mes dy emrave të mëdhenj në botë.

Prodhuesi i çipeve thotë se kjo marrëveshje nuk është thjesht një formë sponsorizimi por se kompania ka plane të mëdha për gjigandët e futbollit. “Është më tepër se thjesht një sponsorizim,” shprehet Deborah Conrad, shefe e marketingut në Intel.

“Teknologjia që do të aplikojmë dhe programet që po zhvillojmë së bashku janë projektuar për ta shndërruar FC Barcelonën në një nga klubet futbollistike më të avancuara teknologjikisht në botë.”

Si pjesë e kësaj marrëveshjeje do të jetë edhe përfshirja e logos së Intel-it në fanelat e lojtarëve, në pjesën e brendshme të tyre – kjo është hera e parë që vendoset një logo në atë vend.

Gerard Pique dhe Carles Puyol prezantuan fanelat e reja në një event të posaçëm gjatë kësaj jave dhe hera e parë që lojtarët do të luajnë me fanelat e reja do të jetë këtë fundjavë, më 14 dhjetor, kundër Villareal-it.

jersey_reveal_sm-730x402Kjo marrëveshje do të jetë pjesë gjithashtu edhe e akademisë La Masia, ku stërviten lojtarët e rinj. Për më tepër, lojtarët dhe trajnerët e Barcelonës do të marrin pajisjet më të fundit me Intel ‘”-in-1″ të cilat do të përdoren për kërkimet, stërvitjet dhe performancat e skuadrës. Teknologji të reja do të zhvillohen edhe për tifozët që vizitojnë stadiumin Camp Nou.

Për më tepër, mund të shihni videon zyrtare promovuese. (PCWorld Albanian)

Tags >

intel
Lajmet e fundit>