Harduer

Intel dhe Fossil do të krijojnë një orë inteligjente së bashku

Sep 8 2014
0 Shpërndarje
Intel dhe Fossil do të krijojnë një orë inteligjente së bashku

gadget show intelSipas Reuters korporata Intel ka njoftuar se do të punojë me Fossil, firmën e tregtimit të orëve dhe aksesorëve të bukurisë për të krijuar pajisje kompjuterike që “vishen”.

Ky bashkëpunim vjen duke qenë se Intel po kërkon të zgjerojë pjesën e tij në tregun e teknologjisë duke synuar kështu hapësira të reja që përfshijnë tabletët apo orët inteligjente.

Meqenëse Intel do të përfshihet në tregtimin e produkteve teknologjike, por edhe të orientuara nga moda, Fossil do ta ndihmojë këtë sipërmarrje të Intel duke e mbështetur financiarisht. Intel gjithashtu ka bashkëpunuar me kompaninë e projektimit Opening Ceremony për krijimin e një byzylyku me gurë të çmuar që përfshinte opsione komunikimi dhe wireless. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>