Harduer

Intel dhe Samsung bashkëpunojnë për shërbimin e ri të shikimit të filmave në televizor

Jun 5 2013
0 Shpërndarje
Intel dhe Samsung bashkëpunojnë për shërbimin e ri të shikimit të filmave në televizor

Televizorët e Samsung do të jenë të aftë të shfaqin filma direkt nga kompjuteri duke punuar me procesorët më të fundit të Intel.

Intel dhe Samsung lajmëruan këtë bashkëpunim të martën ku teknologjia e shfaqjes me internet pa kabëll do të integrohet brenda televizorit të Samsung.

Kjo do të largojë nevojën e lidhjes për të luajtur përmbajtje të ndryshme të kompjuterit në televizor. Samsung është një nga klientët më të rëndësishëm të Intel. Pritet që numri i klientëve të rritet akoma, tha Kirk Skaugen, zëvendës president dhe menaxher i përgjithshëm i grupit të klientëve të kompjuterëve të Intel.

Mundësi për shfaqe me anë të internetit pa rrjet është e mundshme në procesorët e fundit të Intel. Kompania ka deklaruar se së shpejti mund ta vendos këtë bërthamë në pajisjet mobile si smartfonë dhe tabletë.

Sistemit operativ të Microsoft-it, Windows 8.1 do ti shtohen këto karakteristika të reja, tha Skaugen. Këto shërbime të reja janë pjesë e përpjekjeve të Intel për ti bërë procesorët e tij të fundit të quajtur Haswell më tërheqës për blerësit.

Gjithashtu janë lançuar procesorët e rinj me dy dhe katër bërthama për desktopët, laptopët dhe hibridët. (PCWorld Albanian)

intel samsung

Lajmet e fundit>