Lajmet

Intel dhe Samsung formojnë grupin e Internetit të Gjërave

Jul 8 2014
0 Shpërndarje
Intel dhe Samsung formojnë grupin e Internetit të Gjërave

intelsignagePërpjekja për të reduktuar komplikimet për Internetin e Gjërave sapo u bë akoma më e komplikuar. Një grup i kompanive të mëdha të industrisë së teknologjisë, duke përfshirë Intel, Samsung dhe Broadcom gjatë të martës zbuluan një grup të ri jofitimprurës të quajtur Shoqëria e Hapur e Ndërbashkuar, ose OIC, me misionin për të zhvilluar standarde dhe certifikata për pajisjet e përfshira në Internetin e Gjërave. Grupi i ri është duke u krijuar vetëm disa muaj pasi Fondacioni jofitimprurës Linux Foundation lajmëroi një shoqëri tjetër të quajtur AllSeen Alliance, që ka një qëllim të ngjashëm. OIC është duke planifikuar që të vijë me softuerin e vet me burim të hapur rreth tremujorit të tretë të këtij viti, duke e sjellë atë në konkurrencë me softuerin me burim të hapur AllJoyn të AllSeen-it – të zhvilluar nga prodhuesi i çipave, Qualcomm – dhe me siguri duke e lënë vendimin tek zhvilluesit që të vendosin se cilën platformë ata do ta përdorin.

Përpjekja nga OIC mund t’iu ofrojë anëtarëve të vet kontroll më të madh për vizionin e tyre për të ardhmen e Internetit të Gjërave, pasi që ata do të jenë duke punuar jashtë teknologjisë të AllSeen-it të bazuar në Qualcomm dhe në vend të saj, të kontribuojnë në zhvillimin e softuerit të ri të OIC-së. Termi Interneti i Gjërave, ose shkurt në anglisht IoT, është një koncept në të cilin pajisjet elektronike dhe objektet e përditshme – si frigoriferët, termostatet, ose poçet elektrike – lidhen me internetin dhe secili mes tyre nëpërmjet një numri të metodave si Bluetooth dhe WiFi. Shoqëritë e ndara janë që të dyja duke provuar që ta ofrojnë një gjuhë të përbashkët për këto pajisje dhe objekte në mënyrë që me lehtësi të mund të lidhen dhe të komunikojnë me njëra-tjetrën.

“Është një problem themelor që ka nevojë të zgjidhet për t’i pasur të gjitha këto pajisje që lidhen me njëra-tjetrën,” tha drejtori i marketingut të produktit nga Broadcom në lidhje me krijimin e OIC-së, Vijay Nagarajan. “Nëse nuk lidheni rreth disa standardeve, në fakt do ta ngadalësojë adoptimin dhe do të shtyjë industritë që të marrin pjesë dhe të përfitojnë përgjatë këtyre mundësive të reja,” shtoi menaxheri i përgjithshëm i grupit të shërbimeve dhe softuerëve në Intel, Doug Fisher.

Përveç Intel, Broadcom dhe Samsung, anëtarë të tjerë të OIC-së janë Atmel, Dell dhe Wind River Systems, e që pritet të bashkohen edhe kompani të tjera. Struktura e grupit të pavarur ende është duke u zhvilluar, tha Fisher. OIC planifikon të fillojë punën të përqendruar në nevojat shtëpiake dhe në zyra, që kanë të bëjnë me Internetin e Gjërave, e më pas shpreson që të zgjerohet në hapësira të tjera, si automjetet. Allseen, që ishte themeluar në dhjetor, ka më tepër se 50 anëtarë, ku Microsoft u bashkua javën e kaluar, duke iu bashkuar Qualcomm, LG, Sharp, Panasonic dhe të tjera. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>