Vëzhgim

Intel do të hedhë në treg procesorin e ri Core i7

Jan 3 2009
0 Shpërndarje
Intel do të hedhë në treg procesorin e ri Core i7

Do të jenë një avancim nga çipat e tashëm Intel Core 2. Nehalem supozohet të eliminojë gabimet e gjetura në mikroarkitekturën Core të mëhershme të Intel, duke përmirësuar shpejtësinë e sistemit dhe efektshmërinë për çdo Vat të harxhuar. “Nehalem do të fokusohet më shumë te efektshmëria, sepse njerëzit gjithmonë duan më shumë efektshmëri”, thotë Nathan Brookwod, analist kryesor ngaInsight 64. Përveç kësaj, Intel do të integrojë mundësitë grafike me CPU-në. Kjo strategji mund të sjellë efektshmëri më të fuqishme, veçanërisht tek laptopët, pasi çipat grafikë të integruar tashmë nuk do të jenë më të domosdoshëm. Sidoqoftë, entuziastët e lojërave do të kërkojnë karta grafike të ndara për të arritur kualitet më të mirë te lojërat e tyre të preferuara. “Nëse sheh se çfarë po bën Intel me çipat e laptopëve dhe kompjuterëve desktop, duke integruar grafikën, kjo mund të zvogëlojë konsumin e energjisë”, thotë Brookwood. Çipat Nehalem do të mbajnë edhe më tutje emrin Core, por Intel do të vendosë numrin 2 për linjën e desktopëve dhe laptopëve. “Emri Core i7 është një nga identifikuesit e rinj”, thotë zëdhënësi i  Intel, George Alfs. Vendosja e dy deri tetë bërthamave te procesori, ka ndikuar në përdorimin e teknologjisë QuickPath Interconnect (QPI), e cila integron kontrolluesin e memories dhe ofron tubacion më të shpejtë për komunikim mes CPU-së dhe pjesëve të tjera të sistemit, si karta grafike dhe çipat e tjerë. Çdo bërthamë do të mund të ekzekutojë njëkohësisht dy detyra nga programet, kështu që një kompjuter desktop me katër bërthama procesori mund të hapë tetë detyra njëkohësisht, duke ofruar një performancë më të shpejtë të aplikacioneve.

Lajmet e fundit>