Softuer

Intel do të ofrojë përditësim për procesorët Core i3

Aug 15 2011
0 Shpërndarje
Intel do të ofrojë përditësim për procesorët Core i3

 

Intel veçse ka paralajmëruar përditësimet e reja dhe ka theksuar se përditësimi i ri do të sjellë 10 deri në 23 për qind më shumë kapacitet të procesorit ekzistues. 

Kur Intel ka shpalosur për herë të parë planet për këtë avancim, konsumatorët nuk u paraqitën të lumtur me faktin se duhet të paguajnë sërish për të liruar edhe më shumë fuqi të një procesori që veçse kanë blerë. Megjithatë, të gjithë kanë vendosur që të shikojnë perceptimin e konsumatorëve në lidhje me këtë ndryshim në aspektin e avancimeve të performancës në këtë nivel. 

Në varësi të procesorit në sistemin tuaj, përditësim i ri do të ofrojë një sërë avancimesh që ndikojnë ose shpejtësinë e clock’ut ose të memories cache, apo që të dyja. Intel ende nuk ka paraqitur çmimet në lidhje me përditësimin e ri por sigurisht kjo do të njoftohet në të ardhmen. /pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>