Softuer

Intel do të stopoj përkohësisht zhvillimin e MeeGo!

Sep 4 2011
0 Shpërndarje
Intel do të stopoj përkohësisht zhvillimin e MeeGo!

Intel megjithatë ka hedhur poshtë thashethemet e këtilla duke thënë se ende janë të përkushtuar ndaj sistemit operativ me bazë në Linux. 

MeeGo ka pasur ambicie të larta për të fuqizuar çfarëdo prej celularëve të mençur e deri tek sistemet për kontrollim elektronik të automjeteve dhe laptopët. Deri tani kemi parë vetëm një celularë me MeeGo dhe një celularë tjetër të dedikuar për zhvillues, e produkte tjera nuk kemi parë.

Tani thashethemet e fundit theksojnë se zgjidhja e radhës e Intel ndërlidhet me Windows Phone dhe Android, dhe sipas të gjitha gjasave veçse ka filluar puna në drejtim të prodhimit të harduerit për këto platforma.

Në anën tjetër mos të harrojmë se MeeGo është një platformë me kod të hapur dhe pavarësisht nëse Intel dorëzohet, sistemi operativ mund të ec tutje si projekt i komunitetit. Por në fakt një problem tjetër që mund të shfaqet është mungesa e harduerit të dedikuar që nënkupton se OS duhet të shfrytëzohet në produkte të ndryshme ekzistuese në treg.

Do të mbetet të shihet sesi rrjedhin gjërat e a do të mbetet thjeshtë një thashetheme tjetër, por duke konsideruar faktin se shumë pak produkte janë paraqitur deri tani, MeeGo megjithatë nuk po vazhdon t’i ketë punët mirë! /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>