Biznes

Intel e Google, bashkërisht në një projekt

Sep 14 2011
0 Shpërndarje
Intel e Google, bashkërisht në një projekt

Në skenën e IDF gjatë kësaj jave, këto dy kompani kanë bërë të ditur se do të punojnë së bashku për të mundësuar dhe përshtatur versione të ardhshme të Android për të punuar për familjen e procesorëve të Intel, Atom që shpenzojnë më pak energji. Kjo nënkupton se versione të ardhshme të platformës Android do të mbështesin teknologjinë e Intel, natyrisht përkrahë edhe arkitekturave tjera që veçse përkrahen.

Ky projekt i përbashkët do të mundësojë që kemi shumë shpejt në treg celularë të mençur me teknologji të bazuar në Intel dhe me fuqi të platformës Android. Intel do të shfrytëzojë në avantazh mundësitë open-source të platformës Android për t’iu mundësuar konsumatorëve të saj produkte teknologjike që inspirojnë inovacion dhe gjithashtu të mundësojnë përvoja të fuqishme kompjuterike në platforma të ndryshme që shfrytëzojnë plotësisht teknologjinë e Intel. 

Është mjaft interesant të shihet sesi Intel po ndërlidhet me Google, por pasi MeeGo nuk i ka punët mirë në këto momente, ndoshta është mirë që të kalojë në këtë bashkëpunim në këto momente sesa më vonë. Gjersa mendimet menjëherë dalin tek celularët dhe tabletët, ka gjasa që ky bashkëpunim të shtrihet edhe në sisteme argëtuese për vetura apo sisteme tjera multimediale, sepse Android është duke kaluar në shumë fusha dhe sigurisht këtu ka vende ku edhe Intel dëshiron të jetë e pranishme. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>