Harduer

Intel ekspozoi procesorin e ri Cannon Lake me arkitekturë 10 nm

Jan 5 2017
0 Shpërndarje
Intel ekspozoi procesorin e ri Cannon Lake me arkitekturë 10 nm

img_20170104_160857-100702137-largeIntel shfaqi gjithë “arsenalin” e kompanisë ditën e Mërkure kur gjatë një prezantimi kishte rezervuar për të gjithë pjesëmarrësit paisje të realitetit virtual për të ndjekur shfaqjen.

Në prezantimin e parë Intel hodhi dritë mbi procesorin Cannon Lake, gjeneratën e re 10 nanometër. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për kompaninë pasi gjenerata e 7-të Kaby Lake ka pasur vlerësime por edhe kritika të bollshme.

Cannon Lake zhvendoset drejt një arkitekture krejtësisht të re duke ofruar një ndryshim dramatik krahasuar me gjeneratën e kaluar. Shefi ekzekutiv i Intel, Brian Krzanich demostroi procesorin e ri në një reklamë të Intel.

Ai tha se më shumë informacion do të vijë gjatë verës me një debutim zyrtar në Forumin e Zhvilluesve të Intel në Verën e 2017-tës.

Gjatë CES 2017 Krzanich tregoi një kompjuter 2n1 me procesor Cannon Lake. Ai tha se ky inovacion i fundit mundësohet falë ligjit Moore i cili thotë se çdo dy vite numri i tranzistorëve në një qark do të dyfishohet.

Ritmi i Moore në të vërtetë është ngadalësuar vitet e fundit që kur mbërriti arkitektura 22 nanometër. Krzanich tha se vonesa është me të paktën 2.5 vite. Është folur shumë për vdekjen e ligjit Mooore duke qenë se tranzistorët do të ngjeshen aq shumë sa nuk lë hapësira për dyfishim të tyre çdo dy vite.

Produktet e para me Cannon Lake pritet të dalin në shitje në fund të 2017-tës. Variantet e tij do ti gjeni nën modelet “U” dhe “Y” me fuqi prej 15 dhe 5.2 vat respektivisht. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>