Harduer

Intel fillon me shitjen e procesorëve 1.8 GHz Atom

Jun 21 2010
0 Shpërndarje
Intel fillon me shitjen e procesorëve 1.8 GHz Atom

Dual-Core D525 dhe single-core D425 ka një shpejtësi punuese prej 1.8 Ghz dhe përkrahin DDR3 RAM. Ata kanë për qëllim që të shfrytëzohen në nettop për shkak të konsumimit të ulët të energjisë, dhe gjithashtu mund të përdoren edhe në kompjuterë të nivelit hyrës falë asaj që u tha. D525 konsumon 13 W ndërsa D425 konsumon 10 W.

Secili çip vendoet në çipsetin e Intel, NM10 Express dhe bazohet në arkitekturën 45 nanometër. D425 ka 512 KB L2 Cache, kurse D525 ka 1MB Cache. Secili përkrahë deri në 4GB RAM.

Data e saktë e paraqitjes ende nuk është bërë e ditur, por ajo pritet të bëhet shumë shpejt publike.

Lajmet e fundit>