Harduer

Intel gjen lëshim serioz në Sandy Bridge, fillon menjëherë me riparimet

Jan 31 2011
0 Shpërndarje
Intel gjen lëshim serioz në Sandy Bridge, fillon menjëherë me riparimet

Çipsetat që ofrojnë lidhje PCI Express, USB dhe lidhje tjera drejt procesorit, kanë një problem në kontrolloret e tyre SATA që shkaktojnë  degradimin e performancës me kalimin e kohës.

Në deklaratën e saj, kompania thekson se konsumatorët që kanë pranuar dërgesa të sistemeve çipset P67 dhe H67 “Cougar Point” mund të vazhdojnë të përdorin sistemet e tyre “me besim “, duke sugjeruar se lëshimi është i kufizuar si një çështje e performancës dhe nuk mund të shkaktojë humbje të të dhënave. Pavarësisht kësaj, përdoruesit e këtillë duhet të kontaktojnë prodhuesit e kompjuterëve të tyre dhe të kërkojnë një riparim të sistemit.

Çipsetët e prekur nuk janë më duke u dërguar në treg nga ana e Intel, dhe kompania veçse ka filluar me prodhimin e versionit të rregulluar. Këta do të paraqiten tek konsumatorët në fund të muajit shkurt. Vëllimi i plotë i prodhimit nuk do të arrihet deri në prill. Intel parashikon se kostoja e plotë financiare e këtij gabimi mund të jetë rreth 700 milion dollarë, ku 300 milion dollarë nënkuptojnë dëme të paraqitura gjatë çerekut të parë për shkak të ndërprerjes së prodhimit. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>