Lajmet

Intel gjen punë për përdoruesit e Facebook

Aug 4 2009
0 Shpërndarje
Intel gjen punë për përdoruesit e Facebook

Intel e quan aplikacionin “Progress Thru Processors” (Progres përmes procesorëve), i cili është krijuar në platformën Facebook dhe i ofron përdoruesve mundësinë për të zgjedhur tri projekte të ndryshme kompjuterike, duke përfshirë [email protected] (gjetja e shërimeve për sëmundje), Climateprediction.net (e drejtuar kah një kuptim në rritje e sipër për ndryshimet klimatike) dhe [email protected] (momentalisht e fokusuar në gjetjen e strategjive optimale për luftë kundër malarias).

“Duke lejuar aplikacionin të funksionojë me kompjuterin tuaj, që përdor shumë resurse të vogla, ju mund të zgjeroni burimet kompjuterike për hulumtuesit” tha Deborah Conrad, zëvendës presidente e Intel dhe menaxhere e përgjithshme për marketing të korporatës.

Aplikacioni, që është lansuar të hënën si një beta version publik, do të startojë vetëm kur procesori i kompjuterit ka cikle të mbetura pa shfrytëzuar.

Nëse jeni tip që shfrytëzoni Facebook me të madhe, atëherë sigurisht që procesori i kompjuterit tuaj do të jetë në gjendje që të ofrojë ndihmën për shkencëtarët anembanë botës.

Shkarkojeni aplikacionin këtu dhe kështu nuk mund të thoni se po e shfrytëzoni kohën kot në Facebook.

Lajmet e fundit>