Lajmet

Intel, impakti i përditësimeve të sigurisë për Meltdown dhe Spectre i ulët

Jan 5 2018
0 Shpërndarje
Hulumtuesit e sigurisë kanë zbuluar dy dobësi të cilat ekspozojnë çdo kompjuter modern me procesorë Intel, AMD dhe ARM. Intel, impakti i përditësimeve të sigurisë për Meltdown dhe Spectre i ulët

Intel tha ditën e sotme se riparimi i problemeve të sigurisë në Meltdown dhe Spectre nuk do të reduktojnë performancën e tyre, duke hedhur poshtë raportimet për degradim të performancës.

Impakti në performancë nuk do të jetë i ndjeshëm dhe me kalimin e kohës do të shuhet plotësisht tha Intel duke shtuar se Apple, Amazon.com, Google dhe Microsoft raportuar zero impakt nga përditësimet e sigurisë.

Aksionet e Intel ranë me 2% të Enjten ndërsa investitorët u shqetësuan për dëmtimin financiar por edhe të imazhit që mund të sillte ky zbulim.

Hulumtuesit e sigurisë kanë zbuluar dy dobësi të cilat ekspozojnë çdo kompjuter modern me procesorë Intel, AMD dhe ARM.

I pari i quajtur Meltdown daton që nga 1995-a dhe prek vetëm procesorët Intel.

I dyti, Spectre ndikon në çdo pajisje me procesor Intel, AMD dhe ARM. Sipas Intel këto probleme nuk janë rezultat i një problemi në dizajn dhe u kërkoi përdoruesve të shkarkojnë përditësimet për sistemet operative. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>