Biznes

Intel investon në ultrabookët e ndjeshëm në prekje

Jun 5 2012
0 Shpërndarje
Intel investon në ultrabookët e ndjeshëm në prekje

Në rast se nuk e dini, Computex është i gjithi për Windows 8 dhe prekjen. Intel është duke e kryer pjesën e vet për ta bërë industrinë e ultrabookëve me pajisje për prekje.

Gjatë të martës, prodhuesi i çipave, Intel, pritet të lajmërojë marrëveshjet me Cando, HannsTouch, TPK dhe Wintek për të garantuar furnizimin me materiale të djeshme për prekje, teksa një vërshim me ultrabookë, të cilët janë të ndjeshëm në prekje, pritet të arrijnë në treg gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Computex, që mbahet gjatë kësaj jave në Taipei, ofron prezantimin e parë të prodhimeve të ndjeshme për prekje. Asus, Acer dhe të tjerët, janë duke treguar ultrabookët touchscreen dhe hibridë me Windows 8, që përdorin çipa të Inelit. Asus Taichi, për shembull, ka paraqitje të dyfishtë, duke mundësuar operimin në mënyrë të pavarur si tablet ose laptop.

“Ne jemi të përqëndruar në sigurinë që kapaciteti për prekje është në vend për të mbështetur atë çfarë mendojmë që të jetë një nevojë e llahtarshme për ultrabookët e shndërrueshëm,” – tha në një intervistë me CNET, Tom Kilroy, shef i tregut të Intelit. Transformimi paraqet mundësinë e një pajisjeje që bashkon formën edhe të laptopit, edhe të tabletit. Kilroy, gjatë të martës, pritet të mbajë një ligjëratë në Computex.

Ai vazhdoi: “Me shumë gjëra nga gjithë ç’kemi bërë me fondin tonë për ultrabook, do rregullojmë zinxhirin furnizues për t’u siguruar që materialet e duhura janë në vend… ne do të marrim një bllok çeqesh, nëse dëshironi dhe do të vendosim një garanci që nëse ju e ndërtoni, ne do ta mbulojmë atë,” – tha ai. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>